“Kolla e mirë”, kopshtet po ndjekin rekomandimet e KSI-së

Kopshtet po ndjekin rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive. Ata kanë njoftuar prindërit që të përditësojnë sa më shpejt të dhënat e statusit të vaksinimit. Prindërit duhet të dorëzojnë një fotokopje të “Kartës së Imunizimit” ose një vërtetim mjekësor të lëshuar nga Qendra e Shëndetit Publik dhe pikat e imunizimit.

Nga çerdhja Fidani për TVM2 njoftuan se janë mjaft të kujdesshëm në lidhje me pranimin e fëmijëve dhe assesi nuk lejojnë që të regjistrohen fëmijë të pavaksinuar.

“Për fat të mirë sot deri sot nuk kemi pasë asnjë rast me kollën e keqe, por me viruse me varicella, lija e ujit, kësi raste kemi pasur kohën e fundit dhe ende kemi, mirëpo me kollën e keqe perm fat të mire ende jo. Puna e vaksinimit nuk është vetëm tash për shkak të kollës së keqe, mirëpo gjithmonë ka ekzistuar që në çerdhe mos të pranohen pa vaksinë, kemi pasur edhe raste që kanë tentuar prind me çdo kusht që nuk dojnë ti vaksinojnë fëmijët, mirëpoo ne në shumicën e rasteve kemi arritur ti bindim që ti vaksinojnë fëmijët dhe ti sjellin në çerdhe” – tha Drejtoresha e Çerdhes “Fidani”, Gëzime Bakiu.

Edhe shkollat thonë se kanë marrur masat për përballje me këtë epidemi.

“Ne meqenëse jemi institucion arsimor dhe ka lëvizje të tepërt, shkolla jonë është me një numër të madh të nxënësve dhe punojmë në dy ndrrime, masë tjetër e domosdoshme është të dezinfektojhmë dhe ti ajrosim klasat dhe korridoret më shpesh dhe vazhdimisht dy here në ditë pastrohet dhe dezi9nfketohet me mjete dezinfektuese shkolla që ti bëjë ballë infektimeve apo gripeve sezonale” – u shpreh Drejtoresha e Sh.F “Adem Jashari”, Fitore Qirezi.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka njoftuar se shërbimet inspektuese do të kontrollojnë kopshtet për të parë nëse fëmijët janë vaksinuar me “diper” për të parandaluar përhapjen e epidemisë.

Përndryshe edhe ligji parashikon që fëmijët të cilët nuk kanë marrë një vaksinë të caktuar nuk do të mund të jenë pjesë e sistemit për mbrojtjen e fëmijëve, theksoi ministri Vellkovski.