Kocevski: Prokuroria publike do të formojë lëndë për të gjitha denoncimet

Kryeprokurori i ri në RMV, Ljupço Kocevski thotë se prokuroria publike do të formojë lëndë për të gjitha denoncimet dhe nuk do të bëjë përjashtime.

Këto Kocevski i tha pas deklaratës solemne që e dha para kryetarit të Kuvendit.

 

I pyetur nëse do të ndërmarrë diçka për të hapur lëndë për vonesat që po shkaktohen në marrjen e dokumenteve personale për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit, kryeprokurori i ri Ljupço Kocevski, nuk dha detaje konkrete por u shpreh se lëndë do të hapet për çdo denoncim që arrin në prokurori, qoftë edhe me të dëgjuar, dhe se nuk do të ketë selektivitet në punën e prokurorisë.

“Për çdo gjë prokuroria publike do të formojë lëndë për të gjitha denoncimet, për të gjitha ato që me të dëgjuar do të arrijnë deri te prokurori publik dhe nuk do të ketë asnjë lloj selektimi në lidhje me ndjekjen eventuale të kryerësve të veprave penale. Besoni se për çdokënd, nëse ka mjaftueshëm dëshmi, prokuroria publike do të nisë procedurë”, tha Kocevski.