Menjëherë pas konferences për shtyp të kryetarit të kuvendit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nga selia qendrore e partisë në Tetovë, ka ndodhur incident midis perkrahesve te Ziadin Seles dhe atyre te Arben Taravarit.
Klan TV mëson që në restoranin Sedra në Tetovë, përkrahesi i Arben Taravarit, Krenar Osmani, ka sulmuar me grushta Driton Nebiun, drejtor i agjencionit per mallra te konfiskuar dhe kuader i Aleances për Shqiptarët.
Nebiu u rreshtua kundër kryetarit të ASH Arben Taravari dhe doli në përkrahje të Ziadin Selës.
Dy taboret në ASH acarruan marrëdheniet pasi që Arben Taravari solli vendim individual, pa konsultuar organet e partisë, që të rreshtohet me opoziten shqiptare, gjë që kundershtohet nga veteranet e partisë të cilët insistojne të garojnë të vetëm në zgjedhjet e 8 majit ne vend.