Kinë: Zjarri në një banesë lë 15 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në Kinën lindore, thanë autoritetet lokale.

Zyrtarët sugjeruan se zjarri filloi në katin e parë të ndërtesës, ku po ruheshin biçikletat elektrike.

Por shkaku konkret i zjarrit mbeti nën hetim, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ekuipazhet e shërbimit të urgjencës u njoftuan fillimisht për zjarrin në orën 04:40 me orën lokale të premten, thanë zyrtarët të shtunën në mëngjes.