Kasami shpalos bartësit në zonën 1, 2, 5 dhe 6

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami për TV Koha ka deklaruar se në koalicionin Lidhja Evropiane për Ndryshim nuk ka prijës dhe lider por se të gjithë janë të barabartë në këtë proces.

“Nuk ka ndonjë marrëveshje, ndonjë bisedë që formalisht dikush t’i prijë këtij koalicioni, pra bëhet fjalë për një koalicion të partnerëve të barabartë”, tha Kasami.

Ai njoftoi se janë dakorduar se kush do të jenë bartësit e listave nëpër zonat zgjedhore.

“Parimisht jemi dakorduar që Mexhiti do të jetë bartës në zonën një, Afrim Gashi do jetë bartës në zonën e dytë zgjedhore, unë do t’i prijë zonës së gjashtë zgjedhore dhe Aleanca për Shqiptarët do t’i prijë zonës së pestë zgjedhore”, tha Kasami.

Ndryshe zgjedhjet do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj, të cilat kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.