Ja çka thotë drejtori Dritan Nebiu, pasi sonte u sulmua fizikisht në Tetovë (VIDEO)

Drejtori i agjencionit për mallra të konfiskuara nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Dritan Abdiu sonte është sulmuar fizikisht në Tetovë, pas press konferencës së jashtëzakonshme të Ziadin Selës, shkruan TS.

Dritan Abdiu pas sulmit u prenoncua LIVE për TS dhe tha se sulmuesin nuk e ka njohur më parë, por teksa ka qenë me miq në një objekt hotelerik është sulmuar dhe kërcënuar me jetë, që sipas Abdiut sulmuesi është Krenar Osmani.

Ndiqeni se si ka ndodhur sulmi sipas Dritan Abdiut:

Policia e Tetovës ka konfirmuar për TS, se sonte pas pres konferencës së Ziadin Selës në Tetovë, është sulmuar drejtori Dritan Nebiu në një objekt hotelerik.

“Sonte në ora 19:41 në SPB-Tetovë është raportuar se në një objekt hotelerik në rrugën “Iliria” në Tetovë, personi N.D është sulmuar fizikisht nga K.O nga Tetova. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë për TS, nga SPB-Tetovë.

Dritan Nebiu pas sulmit nga personi me iniciale K.O, ka kërkuar ndihmë menjëherë në spitalin e Tetovës dhe është njoftuar policia.

Policia konfirmon për TS, se personi që ka sulmuar Nebiun është në arrati dhe se është vënë në kërkim të tij.

Para pak çastesh sulmin e ka konfirmuar edhe vetë Dritan Nebiu, drejtor i agjencionit per mallra te konfiskuar dhe kuadër i Aleancës për Shqiptarët.

“Po lajmi është i vërtetë jam sulmuar nga Krenar Osmani” – tha shkurt Driton Nebiu./TS