Israel-Palestinë/ 25% e pengjeve të mbajtura nga Hamasi konfirmohen të vrarë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar se rreth 25% e pengjeve që mbahen nga Hamas kanë vdekur.

Zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari ka informuar se Jeruzalemi Perëndimor ka lajmëruar 31 familje që të afërmit e tyre të cilët janë marrë peng, nuk janë më gjallë.

Pas një marrëveshjeje jetëshkurtër armëpushimi në nëntor që siguroi lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite, Hamasi besohet se mban rreth 136 izraelitë. Rreth 1,200 izraelitë dhe më shumë se 27,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor, kur Hamasi nisi një sulm të befasishëm ndaj shtetit hebre.