Ish deputetët e PDSH-së, Bekim Fazliu, Gazmend Aliu, Orhan Ibrahimi dhe Merale Ferati kanë vizituar kreun e ASH-së, Arben Taravari.
“Ne mund të kemi dallime në politikë, mund të mos pajtohemi për shumë çështje e të debatojmë për to me orë e vite, por në demokraci, kurrë nuk guxon që të kërcënosh dikë me plumb në stil mafioz. E sidomos jo një Kryetar Partie, në mënyrë apsolute e asesi për shkak se ai u rreshtua haptazi kundër pushtetit. Aktet e tilla, kërcënojnë dhe rrënojnë rëndë demokracinë dhe vlerat e saj. Prandaj jemi sot për kafe me z.Taravari-Kryetarin e ASH-së, për t’u solidarizuar dhe për të përcjellë porosinë, se plumbat e lëna në prag të shtëpisë, në mënyrën më qyqare e mjerane, nuk i frikësojnë dot më njerëzit që rreshtohen me popullin, nga ku buron fuqia e vërtetë”, ka shkruar Bekim Fazliu bashkë me fotografinë e përbashkët të publikuar në “facebook”.