Interi po vazhdon me paraqitje fantastike në kampionat.
Zikaltrit triumfuan në udhëtim 0:4 ndaj Lecces në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Lautaro Martinez hapi llogarinë për mysafirët me gol në minutën e 15-të, ndërsa u asistua nga mesfushori kosovar, Kristian Asllani.
Frattesi dyfishoi epërsinë në minutën e 54-të, kurse dy minuta më vonë shënoi Lautaro Martinez.
E de Vrij shënoi për 0:4 në minutën e 68-të
Me këtë fitore, Interi vazhdon lider me 66 pikë, nëntë më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më shumë të luajtur.
Në anën tjetër, Lecce mbetet e 14-ta me 24 pikë të grumbulluara.