Indonezia është goditur nga disa nga erërat më të forta të regjistruara në vend, duke lënë të lënduar të paktën 33 persona.
Ndërtesat u dëmtuan pasi erërat shpërthyen në qytetin e Sumedang në provincën Java Perëndimore, shkruan BBC, transmeton kk.
Një klimatolog në organin kërkimor qeveritar BRIN tha se erërat ishin mjaft të forta për t’u konsideruar si një tornado.
Agjencia e Indonezisë për zbutjen e fatkeqësive tha se nuk janë raportuar lëndime serioze.