India do të ftojë firmat private të investojnë rreth 26 miliardë dollarë në sektorin e saj të energjisë bërthamore për të rritur sasinë e energjisë elektrike nga burimet që nuk prodhojnë emetim të dioksidit të karbonit, thanë dy burime qeveritare për Reuters.
Kjo është hera e parë që Nju Delhi po ndjek investime private në energjinë bërthamore, një burim energjie që nuk lëshon karbon që kontribuon me më pak se 2% të prodhimit total të energjisë elektrike në Indi. Financimi do të ndihmojë Indinë të arrijë objektivin e saj për të pasur 50% të kapacitetit të saj të instaluar të prodhimit të energjisë elektrike duke përdorur lëndë djegëse jo-fosile deri në vitin 2030, nga 42% tani.
Qeveria është në bisedime me të paktën pesë firma private duke përfshirë Reliance Industries, Tata Power, Adan Power, Vedanta Ltd (VDAN.NS), për të investuar rreth 5.30 miliardë dollarë secila nga kompanitë, thanë javën e kaluar dy burimet, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje.
Departamenti Federal i Energjisë Atomike dhe Korporata e Energjisë Bërthamore e Indisë Ltd (NPCIL) kanë mbajtur raunde të shumta diskutimesh me kompanitë private gjatë vitit të kaluar mbi planin e investimeve.