Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka folur rreth arsyes se pse pranoi marrëveshjen e ndihmës së BE-së për Ukrainën pas kundërshtimeve që i ka bërë.
Orban tha se atij iu ofrua një mekanizëm kontrolli që do të garantonte përdorimin e arsyeshëm të parave, shkruan Sky News.
Ai u sigurua gjithashtu se fondet e ngrira të BE-së të destinuara për Hungarinë nuk do të përfundonin në Ukrainë.
Kievi mund të marrë këstin e parë të fondeve që në mars, pasi Parlamenti Evropian të miratojë marrëveshjen.