Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka thumbur kryeministrin aktual Albin Kurtin, rreth dinarit.
Hoti i tha Kurtit “Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh.”
“Qeveritarët e ndritur të Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët. Por pranojnë që këtë çështje ta diskutojë me Serbinë në Bruksel në kuadër të dialogut”, tha Hoti.
Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se janë të gatshëm që të marrin pjesë në takimin e nesërm në Bruksel për të diskutuar për dinarin, takim ky i thirrur nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirsolav Lajçak.
Nga BQK-ja për Klankosova.tv kanë bërë të ditur se edhe me parë janë shprehur se mund të marrin pjesë në takime të tilla që kanë të bëjnë me valutën monetare, dinari serb.