Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në ShBA ka takuar drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Jeremy Long.
“Në takim me z. Long vlerësova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euro-atlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe theksova që Kosova në NATO është vendim i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Haradinaj përcjell rtv21.
Tutje, Haradinaj ka theksuar se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces.