Haaland e De Bruyne të pandalshëm, Man City kalon në çerekfinale të Kupës FA
Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Kupës FA, duke vazhduar kështu rrugën e mbrojtjes së trofeut të kësaj gare, që e kishte fituar sezonin e kaluar.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi me spektakël sonte ndaj Luton Town
Ndeshja e zhvilluar në “Kenilworth Road” përfundoi me rezultatin 2:6.
Erling Haaland (3’, 18’, 40’, 55’, 58) ishte i pandalshëm në këtë takim duke shënuar pesë gola.
Paraqitje të shkëlqyeshme regjistroi edhe Kevin De Bruyne, i cili në katër golat e parë ishte asistues, kurse te goli i pestë norvegjezi u asistua nga Bernardo Silva.
Mateo Kovacic (72’) shënoi gjithashtu sonte për “Qytetarët”, me asistim te John Stones.
Ndërkaq, golat e vetëm për Lutonin u shënuan nga Jordan Clark (45’, 52’). Ross Barkley ishte asistues në të dy rastet.
Manchester City kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.