Grubi: Zgjedhja e presidentit në Kuvend – ide e Ali Ahmetit!

Zgjedhja e Presidentit të vendit në Kuvend me 2/3 e votave dhe me Badenter – është thelbi i idesë së Ali Ahmetit, tha mbrëmë në Klan Debat, Zv/Kryeministri, Artan Grubi.

Sipas tij, opozita edhe pse para kohe kishte arritur ta sigurojë fjalimin e Ali Ahmetit dhe e prezantoi si ide, nuk e ka kuptuar thelbin e idesë.

“Në përpjekjen e tyre për të shpejtuar me informacionin të cilin e kishin ‘siguruar’ aksidentalisht nga BDI, dolën në një pres konferencë në panik të jashtëzakonshme dhe e prezantuan çështjen, duke iu referuar gjithmonë fjalimit të zotit Ahmeti, që duhej të mbahet sot dhe të dalin ato të parët, në mënyrë që të nesërmen zoti Ahmeti të dalë me ‘kopjen’ e tyre”. Nuk kanë as ueb faqe, nuk kanë as program, nuk kanë as ide dhe të vetmen tezë e kanë rrënimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së edhe pse Ali Ahmeti dhe BDI i kishte krijuar ata” – tha Artan Grubi.

Grubi tha se BDI-ja, nuk heq dorë nga “vijat e kuqe” duke pohuar se edhe nga opozita do t`i prijë “betejës” për ndryshimet kushtetuese. Por, sfidoi opozitën, nëse do ta bënte të njëjtën gjë poqese hmbin zgjedhjet.

“A është e gatshme opozita e përbërë nga derivatet e BDI-së ta bëjë të njejtën, e para. E dyta, a është e gatshme që në qoftë se i humb zgjedhjet me një votë më pak, që të dorëhiqen të pestët a sa janë aty, dhe të tërhiqen nga skena politike? Ja po i sfidoj! E treta, a janë të gatshëm të pranojnë se poqese e kanë një votë më pak se BDI, që është parim i shkruar, i pashkruar, është kod shqiptar, thelbi i Badenterit, që shqiptarët do të përfaqësohen nga partia më e madhe shqiptare. A janë të gatshëm ta bëjnë këtë? A e kanë atë guxim?” – tha Artan Grubi.

Pavarësisht sfidës dhe “dorezës” së hedhur për opozitën, Grubi në Klan Debat, u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 8 majit, BDI-ja do të fitojë 20 deputetë. Sipas, tij po bëhen përpjekje për zgjerimin e Frontit Evropian edhe me subjekte tjera politike.