Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi nga BDI, në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin shprehet se kandidati opozitar për president, Arben Taravari edhe vetë e ka deklaruar se nuk ka gjasa të fitojë garën për president dhe se bashkë me Bilall Kasamin, sipas tij, do të vazhdojnë të jenë kryetarë komunash. Kjo sipas Grubit është një mashtrim për qytetarët, pasi i ftojnë të votojnë për diçka që as ata se besojnë.
Sipas Grubit, Taravari është në politikë rastësisht dhe e quajti politikan sezonal.
“Ai e di se do të dështojë. S’ka shanse të fitojë as në kampusin shqiptar e lëre më të hyjë në rrethin e dytë”, tha mes tjerash Artan Grubi.