Ashtu si kishin paralajmëruar, mijëra fermerë nga e gjithë Greqia janë nisur me traktorët e tyre drejt sheshit të parlamentit në Athinë ku të martën në mbrëmje do të protestojnë kundër politikave të qeverisë, në një protestë masive që pritet të shkaktojë bllokimin e shumë rrugëve të kryeqytetit grek.
Fermerët janë nisur nga gjithë zonat e Greqisë pasi siç kanë deklaruar qeveria dhe kryeministri Mitsotakis nuk kanë dhënë zgjidhje për kërkesat e tyre. Me ta do të bashkohen edhe sindikata, studentë, organizata rinore të partive opozitare dhe pensionistët, të cilët kanë deklaruar solidaritetin e tyre ndaj kërkesave të fermerëve.
“Kryeministri duhet të japë zgjidhje të menjëhershme për problemet tona para se të jetë tepër vonë për ne dhe për fëmijët tanë“-shprehet një fermer.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Studentët, pika e kthesës apo nështrimit të plotë
- Mbi 1 mijë raste të reja me grip
- Deputeti bullgar: Me këtë ritëm negociatat e Maqedonisë me BE-në mund të zgjasin 120 vjet
- Çomovski: Maqedonasit duhet ta mësojnë shqipen
- Mickoski: Vendimi për Grubin bazohet në informacione konfidenciale, nuk kam marrëveshje me të
- Arrestohet një 53-vjeçare në Strumicë për fajde: Kërkoi 15.000 euro për një borxh prej 2.700 eurosh
- Gashi – Grliq Radman: Mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme për eurointegrimet
- “Shqiptarët në RMV, shtetformues”/ Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit të gjuhës shqipe, nuk është vetëm çështje teknike
- Mucunski: Uroj që Radevi të ishte i sinqertë kur tha se RMV duhet të anëtarësohet në BE sa më shpejt
- Vodhi “Golf”-in me çelës në bravë, u përplas në një market në Palaticë – lëndohet një 23-vjeçare dhe autori largohet nga vendi i ngjarjes