Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Prizren.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Elezaj tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.
Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.
“Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha ai për Klankosova.tv