Girona dhe Real Sociedadi kanë ndarë pikët në përballjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Estadio Municipal de Montilivi” përfundoi baras dhe pa gola.
Girona ia doli të shënontë përmes Yangel Herrera (24′), por që goli i tij u anulua nga VAR- për pozitë jashtë loje.
Për skuadrën katalunase është një hap prapa në garën e tyre për titullin e kampionit në Spanjë, pasi tani janë një pikë prapa liderit, Real Madridit.
Girona është e dyta në tabelë me 56 pikë, teksa “Los Blancos” kanë 57 dhe një ndeshje më pak. Real Madridi do të zhvillojë të dielën mbrëma derbin e kësaj jave ndaj rivalit lokal, Atletico Madridit.
Ndërsa, Real Sociedadi mbetet në pozitën e gjashtë me 37 pikë.