Gërvalla takon deputetë italianë, përmend 24 shtatorin dhe kërkon veprime ndaj rrezikuesve të paqes

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme e Kosovës (2)

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me deputetë nga komisioni i jashtëm parlamentar i Italisë.

Ndër temat e folura me kryetarin e këtij komisioni, Giuliuo Tremonti, kanë qenë siguria, zhvillimi ekonomik dhe integrimi euroatlantik i Kosovës.

Gjithashtu Gërvalla para ligjvënësve italianë ka folur edhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zvecanit ku i vrarë kishte mbetur rreshteri Afrim Bunjaku, përcjell KlanKosova.tv.

“Ministrja Gërvalla e njoftoi Kryetarin Tremonti dhe deputetët edhe për aktin e agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë dhe ritheksoi nevojën imediate për ndërmarrjen e veprimeve kundër atyre që në vazhdimësi po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

“Deputetët italianë shprehen interesimin e tyre rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe vizionin e qeverisë së Kosovës për të ardhmen e saj integruese”.