Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 26 shkurt, më së shumti nënshkrime për kandidaturën për president ka mbledhur Bujar Osmani nga BDI, gjegjësisht 10.528.
Pas tij është Maksim Dimitrievski nga partia “ZNAM”, i cili ka mbledhur 8.400 nënshkrime dhe i mungojnë edhe 1.600.
I treti në radhë është Arben Taravari nga opozita shqiptare, i cili ka mbledhur gjithsej 7.513 nënshkrime dhe i mungojnë edhe 1.645.
Kandidatja e Levicës, Biljana Vankovska, ka mbledhur 6.237 nënshkrime, ndërkaq Stevço Jakimovski nga GROM, 4.718 nënshkrime.
Mersiha Smajloviq ka mbledhur gjithsej 696 nënshkrime, ndërkaq kandidati Velo Markovski 682 nënshkrime. Deri më tani, asnjë nënshkrim nuk ka mbledhur kandidati Tome Nikolloski.
Prej të premten, kur zyrtarisht filloi mbledhja e nënshkrimeve, deri të premten në mbrëmje, për të gjithë 11 kandidatët janë mbledhur gjithsej 39.078 nënshkrime.
Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjatë 8 ditë, duke filluar nga 23 shkurti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Karriget bosh, si u bojkotua fjala e Ramës në parlamentin izraelit
- Qyteti i Shkupit dhe MPB-ja në përgatitje finale për lëshimin në përdorim të sistemit “Qyteti i sigurt”
- Snopçe: Ligji për Kundërvajtje është sjellë rrufeshëm, nuk është bërë debat publik
- Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
- Ilir Hasani: Ligjin nuk e votuam për shkak se nuk respektohet gjuha shqipe në SMS porositë
- Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë
- Demiri: Ja pse e votova ligjin “Safe City”, thelbi i këtij ligji është siguria e qytetarëve
- Rutte thotë se Vuçiq ka premtuar llogaridhënie të plotë për Banjskën
- Mucunski: Nëse BE-ja është e sinqertë nuk do t’i zbatojë masat negative ekonomike
- Aliu: Roli i xhamive shqiptare në Zvicër në avansimin e fjalës së shkruar shqipe