Fury u lëndua në stërvitje me boksierin shqiptar, publikohen pamjet (VIDEO)

Meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Uyskut, i cilësuar si “meçi i shekullit”, është shtyrë për shkak të një lëndimi që ka pësuar britaniku në stërvitje.

Ky meç, që i takon kategorisë së peshave të rënda, ishte i caktuar për t’u zhvilluar më 17 shkurt, në Arabinë Saudite.

Ditën e sotme u konfirmua për shtyrjen e meçit, teksa mbetet të shihet ditëve në vazhdim se cila do të jetë data e re për këtë përballje, që po e pret e gjithë bota e boksit

Fury pësoi një çarje mbi syrin e tij të djathtë gjatë stërvitjeve dhe u nevojit intervenimi mjekësor, për të bërë qepjen.

Sipas “Sky Sports”, kjo ndodhi gjatë një seance në Riyadh të Arabisë Saudite, aty ku 35-vjeçari po stërvitej me boksierin shqiptar, Agron Smakiqi, i cili ka pasaportë kroate.