Marjan Patlixhanovski, është mbështetësi dhe aktivisti i opozitares VMRO-DPMNE që paguhet nga kreu i Komunës së Gostivarit që është edhe kandidat i opozitës shqiptare për president.
Se pse Patlixhanovski merr rogë nga Gostivari e Taravari ende nuk dihet, por ajo që dihet është se kreu i kësaj komune është në bashkëpunim të ngushtë me VMRO-në e Mickoskit në nivel local.
Denoncimin se Patlixhanovski merr rogë nga Taravari e ka faktuar përmes fotografive një qytetarë që dëshiron të mbetet anonim.
Kujtojmë, Arben Taravari sot shpalli kandidaturën për President, porn ë zgjedhjet locale ka qenë nismëtari i koalicionimit ASH-VMRO. Javë më parë përmes një statusi duke shkelur rregullat dhe statutin e partisë, njoftoi se do ti bashkëngjitet opozitës, duke përçarë kështu partinë amë, Aleancën për Shqiptarët, pas çka shumica e Kuvendarëve ja kthyen shpinën dhe u rradhitën krah Ziadin Selës, që të shtunën ose të dielën pritet ta mbaj kongresin e partisë dh eta shkarkojë edhe zyrtarisht Taravarin nga partia.