Fitore e pastër e Romës ndaj Frosinones

Pas humbjes ndaj Interit javën e kaluar, Roma u rikthye sonte te fitorja në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Daniele De Rossi triumfoi sonte në udhëtim ndaj Frosinones, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Benito Stirpe” përfundoi me rezultatin 0:3.

Dean Huijsen (38’), Sardar Azmoun (71’) dhe Leandro Paredes (81’ penallti) realizuan golat e fitores për romakët.

Roma pas kësaj fitore ka 41 pikë dhe renditet e gjashta në tabelë.

Frosinone mbetet në kuotën e 23 pikëve dhe ndodhet në pozitën e 15-të.