Fermerët përleshen me policinë në Bruksel, hedhin pleh e rrëzojnë statujat para selisë së BE

Fermerët protestues kanë lëshuar sot pleh organik, qëlluar me fishekzjarrë dhe u përleshën me policinë para selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel, teksa protesta e tyre po shkakton mungesa furnizimi në vend.

Fermerët e tërbuar nga masat kufizuese të qeverisë erdhën në karvanë me qindra traktorë për të bërë të dëgjohen kërkesat e tyre kundër rritjes se kostove të prodhimit, politikave te klimës dhe burokracitë e shtuara nga liderët e bllokut evropian.
Pasi dogjën paleta druri për t’u ngrohur gjatë bllokadës në autostradë, fermerët mëngjesin e sotëm hynë në Bruksel me mjetet e tyre duke u rënë burive, në një kulminim të papritur të lëvizjes së protestës në Evropë.