Fermerët i ‘vënë flakën’ kryeqytetit belg

Ata kanë protestuar kundër burokracisë dhe konkurrencës së pandershme

Barrierat e betonit rrethuan selinë e Bashkimit Evropian, ndërsa fermerët e zemëruar me burokracinë dhe konkurrencën nga importet e lira, çuan traktorët e tyre në Bruksel.

Fermerët belgë hodhën një ngarkesë gomash me rimorkio disa qindra metra larg ndërtesës së Këshillit Evropian, shenjë se ata nuk do të zmbrapsen deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.

Efektivët e policisë përdorën ujë me presion për të shuar zjarrin që fermerët u vunë gomave.

Fermerët belgë po protestojnë kundër konkurrencës së pandershme, por edhe ndaj subvencioneve që favorizojnë firmat e mëdha.

Ata i bashkohen fermerëve të huaj që po protestojnë prej disa javësh në vendet evropiane, përfshirë Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Holandën, Poloninë, Spanjën, Italinë dhe Greqinë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo