Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka prezantuar para aktivistëve dhe mbështetësve të tij,kuadrin më të ri që i është bashkangjitur, ASH-së në kampin opozitar.
Ajo që bije në sy është se kreu i ASH-së, si prurje të re e ka cilësuar vëllaun Pëllumb Velës, ish drejtor në spitalin e Tetovës.
Në rrjetet sociale, Taravari ka shkruar se vëllau i Pëllumbit, Ilir Vela, është afrimi më i ri në parti, raporton indeks.mk.
Më tej, Taravari i ka njoftuar mbështetësit e tij, me biografinë e mjekut, Ilir Vela.
Postmi i plotë:
Dr. Ilir Vela, mirësevjen në familjen e madhe, në Aleancën Për Shqiptarët.
Nga sot kemi kënaqësinë t’ju kemi pjesë të këtij rrugëtimi të përbashkët.
Dr. Ilir Vela i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë – Universiteti i Prishtinës në vitin 2008, i ka kryer studimet Master në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.
Ka doktoruar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Ka Certifikim të Bordit në Kirurgjinë Torakale dhe ka dhënë Provimin e Certifikimit të Bordit në Kirurgjinë e Përgjithshme: Akreditimet Kirurg i Përgjithshëm. Aktualisht punon në Klinikën Torakalo-Vaskulare në Shkup.
Dr. Vela dikur ka qenë edhe pjesë e skuadrës së njohur të volejbollit “Shkëndija”.
Çdo ditë më afër Ndryshimit me njerëz profesionist, ia VLEN!