Dy zjarre në Parkun kombëtar Mali Sharr, njëri është jashtë kontrollit

Në territorin e Parkut kombëtar Mali Shar në 24 orët e fundit të punësuarit e kësaj ndërmarrje po përballen me dy zjarre, ndërsa njëri mes fshatrave Bozovcë dhe Veshallë ende nuk është vënë nën kontroll për shkak të erës së fuqishme dhe vegjetacionit të thatë.

Nga ky institucion apelojnë deri te qytetarët që të kenë kujdes dhe theksojnë se është e ndaluar ndezje e zjarrit në parkun kombëtar.

“Në shtatë ditët e ardhshme apelojmë tek të gjithë qytetarët që të jenë syçelë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Për të parandaluar pasojat e padëshiruara, kujtojmë se në territorin e Parkut kombëtar Mali Sharr është e ndaluar ndezja e zjarrit në hapësirë ​​të hapur, të mos hidhen shishe plastike dhe qelqi, të mos bëhet djegia e mbeturinave dhe materialeve të tjera dhe të mos hidhen bishta cigaresh”, thonë nga IP PK Mali Sharr.

Nga Parku kombëtar me porosi se nëse qytetarët vërejnë zjarr të paraqiten në numrin e vetëm për raste urgjente.

Nga Zyra territoriale kundër zjarreve Tetovë informojnë se në zjarrin konform kompetencave intervenon IP PK Mali Sharr dhe se janë të përgatitur nëse zjarri afrohet deri në fshatrat malore.