“Çmimi i garantuar” skadon të premten – inspektorë në terren?!

ÇMIMET E PRODUKTEVE USHQIMORE

Nga muaji I ardhshëm nuk do të vazhdohen çmimet e garantuara të prodhimeve ushqimore nëpër markete, thonë nga Qeveria. Ulja e cmimeve të prodhimeve ushqimore do të ndikohet nga miratimi sa më I shpejtë i ligjit për praktika jo të ndershme tregtare, sigurojnë autoritetet. Pavarësisht kësaj, nga e premtja paralajmërohen inspektorët në terren.

Deri të premten, nëpër markete, do të qëndrojnë shenjat “çmimi I garantuar”. Masa qeveritare skadon më 29 shkurt, kurse nga Qeveria paralajmëruan se kjo masë nuk do të vazhdojë.

Kompetentët thonë se janë pritje të miratimit të Ligjit për praktika jo të ndershme tregtare që është në procedurë parlamentare pasi ishte miratuar nga Qeveria që në shjetor të vitit të kaluar.

Por, jo vetëm kaq! Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, paralajmëroi se nga e premtja në terren do të dalin inspektorët e tregut dhe të punës, për të kontrolluar cmimet e prodhimeve ushqimore.

“Cdo sjellje joetike nga tregtarët do të dënohet seriozisht. Cfarë do të thotë kjo, na mëson e kaluara. Vlerësoj se kemi marrë mësime, se në vend përvec bërjes së biznesit dhe krijimit të profitit, duhet të ketë moral dhe etikë tek kompanitë. Vlerësoj se “ngrirja” e çmimeve nuk është një masë konform ekonomisë së tregut dhe duhet të kthehemi në normalitet, por u mbetet biznesmenëve që të sillen në mënyrë adekuate” – tha Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër.

Konform një vendimi të qeverisë, që fillimisht vlente deri në fund të nëntorit 2023, kurse më pas disa herë u vazhdua, nga shtatori me çmime më të ulëta shiten 24 kategori të produkteve ushqimore, sikurse buka, qumështi, djathi, mishi, pastat, pemët dhe perimet si dhe pijet joalkoolike dhe birrat.

Ministria e Ekonomisë miratoi vendimin edhe për uljen prej 10% të të dhënave për importin e pemëve të freskëta që vlen deri më 28 shkurt. Me vendet e CEFTA-s, dogana është 0%.