Chelsea e ka siguruar fazën çerekfinale të Kupës FA.
Ekipi londinez e ka lënë prapa humbjen minimale në finale të Carabao Cup nga Liverpooli dhe ia ka vënë syrin një tjetër finaleje.
Ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochettino triumfoi 3:2 në 1/8 e finales së FA Cup ndaj Leeds.
Ishin këta të fundit që kaluan të parët në epërsi në minutën e tetë nëpërmjet Joseph.
Megjithatë, Chelsea përmbysi gjithçka me dy gola nga Jackson e Mudryk.
Ishte Joseph që barazoi shifrat me golin e dytë personal në minutën e 59-të.
Por, në minutën e parë shtesë, Gallagher realizoi pas asistimit të Enzo Fernandez për ta fituar ndeshjen dhe për t’ia siguruar Chelseat kalimin tutje.