Bujqit grekë bllokojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut

Prej orës 18:00 sonte vendkalimi kufitar Evzoni, për hyrje në Greqi është i bllokuar nga bujqit grekë dhe në çdo gjysmë ore për 10 minuta lëshohen automjetet ngarkuese dhe të udhëtarëve.

Lajmin për MIA-n e konfirmoi shefi i Qendrës rajonale për punë kufitare Jug pranë MPB-së, Sllavço Bogev.

“Prej orës 18:00 sipas kohës sonë, është vështirësuar hyrja në Greqi përmes vendkalimit Evzoni për shkak të bllokadës së bujqve grekë. Rampat ngriten për dhjetë minuta në çdo gjysmë ore dhe tani për tn ai nuk kemi informatë deri kur do të jetë e bllokuar hyrja”, deklaroi Bogev.

Në vendkalimet e tjera kufitare me Greqinë qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave tani për tani po zhvillohet normalisht, ndërsa deri në orën 19:00 ka pasur stagnim prej tre orëve në vendkalimin Mexhitli-Niki, i cili ishte bllokuar nga bujqit grekë prej orës 16:00.