Bojmacaliev: Me pasaportat e vjetra nuk mund të dilni nga shteti (VIDEO)

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev përkujtoi edhe njëherë të gjithën qytetarët se me pasaportat e vjetra nuk mund të udhëtohet askund, pasi nuk mund të dilet nga shteti.

“Me pasaportat e vjetra nuk mund të udhëtoni askund, pasi nuk mund të dilni nga shteti. Dërgesa e re e pasaportave do të arrijë këto ditë, ndërsa për momentin kemi sasi të mjaftueshme që sistemi të funksionojë pa ndërprerë”, tha Bojmacaliev.

I pyetur për mos votimin e ligjit për vazhdimin e vlefshmërisë së pasaportave me emrin e vjetër të shtetit, ai theksoi se kjo nuk do të shkaktojë tollovi të reja pasi qytetarët tashmë janë të informuar.