Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev në TV21 i pyetur për mesazhin për mërgimtarët tanë, bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit për dokumente udhëtimi që të kontaktojnë zyrat diplomatiko-konsullore dhe sa është numri i kërkesave nga mërgimtarët tanë dhe nëse ka turma atje.
“Nga data 01.10.2021 deri më 09.02.2024, 47.000 qytetarëve tanë u janë lëshuar dokumentet e reja të udhëtimit. Nëse stacioni bazë është shumë larg për ta, ata mund të vijnë në vendin e tyre dhe të marrin dokumentet e tyre të udhëtimit brenda afatit ligjor. Në muajt e verës dhe në dhjetor dhe janar, ne gjithmonë kemi një numër më të madh aplikime për të ndryshuar dokumentet personale, tha Bojmacaliev.
Sqaroi se në vitin 2019 është hapur një tender në MPB për prokurimin e stacioneve të reja bazë, nga të cilat 25 i janë caktuar MPJ-së.