Boçvarski: Qarkorja e Tetovës një investim prej 12 milionë eurove, vazhdimësi e projekteve kapitale infrastrukturore
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në vendosjen e gurthemelit të Qarkores së Tetovës tha se ky investim prej 12 milionë eurove është vazhdimësi e investimeve që po bën kjo qeveri për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
“Nje projekt që do të mundësojë rrugëtim më te lehtë për qytetarët dhe të mira ekonomike për biznesin dhe vendin. Ndërtimi i Qarkores me investim 12 milionë euro, do të shërbej për të gjitha vendet e rrethinës së Tetovës, mbi 2 miliardë euro kemi investuar vetëm në rrjetin infrastrukturor të vendit. Në këtë pikë kalon dhe korridori 8, po i përmendi si projekte kapitale me interes strategjik për vendin”, Boçvarski.