Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë, stafi teknik administrativ paralajmëroi protesta në rast se pagat nuk përshtaten me pagën minimale. Gjatë konferencës së sotme për media, koordinatori nacional i Sindikatës së Pavarur, Bobi Bojçevski, tha se protesta do të mbahet në pauzë dhe se objektet shëndetësore publike do të mbyllen për tre orë. Lë të ditur se rastet që do të pranohen do të jenë vetëm ato emergjente.

Se çfarë do të zbatohet nga kjo, ai thekson se varet se si do të merren vesh këto ditë përfaqësuesit e organizatës sindikale. Megjithatë potencon se kjo kërkesë e tyre është e bazuar në përputhje me ligjin për pagë minimale.

“Për të mos luajtur me ndjenjat e punonjësve të shëndetësisë, për të mos u manipuluar edhe një herë, kërkojmë që paga të paguhet në mënyrë korrekte dhe ligjore në përputhje me Ligjin për pagën minimale. Kjo kërkesë e jona është e bazuar edhe në përputhje me Ligjin për pagë minimale”.

Bojçevski më tutje vazhdon duke thënë se, në dispozitat e Ligjit për pagën minimale, Marrëveshjet kolektive duhet të harmonizohen brenda gjashtë muajve. Duke qenë se Marrëveshja kolektive për veprimtarinë shëndetësore nuk është në përputhje me ligjin e pagës minimale, me përjashtim të punëve me shkallën më të ulët të kompleksitetit.

Ai thekson që nga Sindikata kërkojnë që paga minimale e shumëzuar me koeficientin e vendit të punës të jetë bazë për llogaritjen e pagës së punonjësve shëndetësorë. Kjo për të mos luajtur me ndjenjat e punonjësve dhe për të mos u manipuluar edhe një herë.