Blinken falenderon shqiptarët: E ndjej ambientin e ngrohtë, piramida u rindërtua nga fondi shqiptaro-amerikan
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka falenderuar shqiptarët gjatë vizitës në Piramidën e Tiranës. Ai ka thënë se e ndjen ambientin e ngrohtë si jashtë dhe brenda, duke theksuar se piramida u rindërtua nga fondi shqiptaro-amerikan.
“Mirëdita të gjithëve, ju falenderoj për një mikëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponja. E ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë këtu. Është një moment i rëndësishëm dhe një vlerësim për punën tuaj. Falenderoj zotin David për të gjithë punët e ambasadës dhe zotin Edi për mbështetjen dhe ngjyrat që i ka dhënë Tiranës gjatë kohës që ka kryetar i bashkisë.
Më kanë thënë njerëz që kjo ndërtesë tregon i dedikohet një diktatori që i çoi shqiptarët në fushat e përqendrimit. Por sot shikoni rreth e rrotull, ky vend është mbushur me dritë, ka kafe, është një simbol i gjallë, i të tanishmes. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e fondit shqiptaro-amerikan.Vitin e kaluar një numër rekord vizituar Shqipërinë dhe ekipi i futbollit u kualifikua“, u shpreh Blinken./abcnews.al