Bislimovski: Nëse shteti ndërton në energjetikë, druaj nga korrupsioni!

Nëse shteti do të dëshironte do të ndërtonte kapacitete energjetike – thotë Kryetari I Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë. Nëse shteti vendos të investojë në energjetikë I frikësohem korrupsionit – thotë Bislimovski, duke theksuar se investitori privat më shumë shqetësohet për paratë se sa për shtetin.

Shteti, në 30 vitet e kaluara, për shkak të politikave shkurtpamëse dhe populizmit, nuk bëri asgjë në aspekt të ndërtimit të kapaciteteve energjetike, me arsyetimin se nëse ndërtojmë do të ndikojë tek cmimet – thotë për Radion Evropa e Lirë, Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.

Sipas tij, shteti duhet të thotë nëse do të jetojmë në ekonomi të tregut apo në një utopi që po ndodhte në vitet e 90-ta.

“Vetëm të mos ketë korrupsion, mitmarrje, sipas mënyrës se si funksion Ligji për furnizime publike, ne do të kemi problem serioz për ta implementuar. Cështja e dytë nga e cila druaj dhe është e qartë për të gjithë, është korrupsioni. Unë them se investitori privat, më shumë mban llogari për paratë e tij se sa për shtetin”, thotë Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Një pjesë e qytetarëve ankohen për llogaritë e larta të rrymës elektrike. Shtrohet dilemma nëse kjo është bërë për shkak se EVN Home vet I bën llogaritë apo ka ndonjë aryse tjetër.

Bislimovski thotë se pjesa më e madhe e ankesave do të pranohen.

“Është e qartë se kemi shifra në rritje të amvisërive që ankohen për lloogaritë e larta për rrymën elektrike. Pjesa më e madhe e ankesave të adresuara tek ne do të pranohen. Kjo do të bëhet në këtë mënyrë. Nëse periudha e leximit është 90 ditë, do të bëhet një llogari përfundimtare e saktë për periudhën midis dy leximeve të orëmatësve”, thotë Bislimovski.

Në Kuvend, në periudhën parazgjedhore, me procedurë të shkurtuar hynë propozimligjet për investime strategjike në energjetike që kapin shumën e mbi 700 milion eurove.

Sipas Bislimovskit, për këto investime negociohet që nga viti 2019, duke e quajtur joadekuate periudhën e futjes në procedurë parlamentare, pasi sipas tij, Qeveria dëshiron që me një projekt të këtillë t`u hyjë zgjedhjeve.