Beteja ligjore Juventus-Ronaldo: Seanca u mbajt këtë muaj, vendimi final në prill

Cristiano Ronaldo po vazhdon betejën e tij ligjore me Juventusin, lidhur me mbi 19.5 milionë euro në pagat e papaguara. Një vendim përfundimtar rreth këtij rasti pritet të merret në prill.

Mos-marrëveshja mes palëve ka vazhduar që kur ai u largua nga “Allianz Stadium” për t’u rikthyer te Manchester United, në gusht të vitit 2021.

Ronaldo këmbëngul se Juventusi i detyrohet atij me 19.5 milionë euro.

Portugezi e dërgoi rastin në arbitrazh në qershor të vitit 2023. “Calcio e Finanza” inspektoi dokumentacionin që konfirmonte se kishte një seancë tjetër të mbajtur më 5 shkurt.

Gjykata “Arbitrale Collegio” pritet të japë vendimin e saj më së largu deri më 22 prill.

Një prej avokatëve të Juventusit këmbëngul se “klubi i konsideron kërkesat e ish-lojtarit si të pabaza” dhe se “ata janë aq të sigurt sa nuk janë lënë mënjanë fonde shtesë”, që duhet shfrytëzuar në rast se humbasin rastin.