Bekim Rexhepi: MTL ka filluar asfaltimin e rrugës “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë

Zv.ministri i Ministrisë për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur që sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë.

Kjo vjen pasiqë edhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka postuar sot fillimin e punimeve në këtë rrugë.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve bëjnë të ditur se projekti dhe financimi i rrugës është i ministrisë dhe jo i komunës.

Postimi i plotë i Rexhepit:

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=899755508765998&id=100061946725941