Deri sa BDI-Dega Çair sot u mobilizua për t’i dhënë mbështetje kandidatit për president, Bujar Osmani, Lëvizja Demokratike ka zgjedhur që të bëjë fushatë në Dollnen. Kreu i LD-së, Izet Mexhiti ka njoftuar se koordinator i LD-së në Dollnen është caktuar ish-kryetari i kësaj komune, Abdulla Bajramoski. Mexhiti thotë se ndryshimi në zonën e 5 zgjedhore nis nga Dollneni.
“NDRYSHIMI I MADH në zonën 5 zgjedhore fillon nga DOLLNENI!
Sot në një atmosferë fantastike, në fshatin Cërnilishtë, Komuna e Dollnenit, së bashku me shume bashkëmendimtarë e aktivistë, për koordinator të Lëvizjes Demokratike caktuam Abdulla Bajramoskin, ish-kryetarin e kësaj komune dhe njëherit themelues i BDI-së. Dua të potencoj që përveç koordinatorit në nivel të degës, u etabluan edhe strukturat në të gjitha vendbanimet shqiptare në këtë komunë, strukturë kjo me shumë përvojë politike!
NDRYSHIMI PO VJEN!”, ka shkruar Mexhiti.