Bayerni shqyrton mundësinë e zëvendësimit të Tuchelit me Solskjaerin

Ole Gunnar Solskjaer raportohet se është një opsion për Bayern Munnichin, nëse vendos përfundimisht për shkarkimin e Thomas Tuchelit.

Presioni mbi trajnerin gjerman po rritet gjithnjë e më shumë shkaku i rezultateve, teksa nuk përjashtohet shkarkimi i tij ende pa përfunduar sezoni.

Zgjidhja e përkohshme e Bayernit mund të jetë emërimi i Solskjaerit, së paku deri në fund të sezonit.

Emra e tjerë të përmendur si Zinedine Zidane e Antonio Conte nuk besohet se do të marrin drejtimin e kampionëve në fuqi të Gjermanisë në këtë fazë.

Sipas gazetarit gjerman, Flortian Plettenberg, Bayerni po monitoron 50-vjeçarin si zgjedhje e mundshme e përkohshme.

Por, plani primar i klubit mbetet që të vazhdojë me Tuchelin deri në fund të sezonit.

Asgjë konkrete në këtë fazë rreth Bayernit dhe ish-trajnerit të Manchester United, i cili është i lirë dhe i gatshëm të marrë përsipër një projekt të ri.