Reagime të shumta nga eksponentë të Aleancës për Shqiptarët në lidhje me publikimin e qëndrimit të kreut të partisë, Arben Taravari, që njoftoi se personalisht është “pro” koalicionit me opozitën shqiptare.
Ka reaguar edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, që vjen nga radhët e ASH-së, Azir Aliu. Ai shkruan se mbështet liderin e partisë.
“Ne mbështesim plotësisht liderin tonë! Politika është art i navigacionit të ndryshimeve!”, ka shkruar Aliu.