Azir Aliu: Kuvendi i Ziadin Selës jo legjitim dhe i falsifikuar

Kuvendi i mbajtur më 10 shkurt nga Ziadin Sela është jo legjitim dhe i falsifikuar. Kështu akuzojnë nga Aleanca për Shqiptarët, që janë në mbështetje të kryetarit Arben Taravarit. Ata pretendojnë se 69 kuvendarë janë në përkrahje të Selës dhe 75 në përkrahje të Taravarit. Këta të fundit, thonë se i kanë vulat, kryetarin dhe shumicën e ASH-së.

Azir Aliu, Aleanca për Shqiptarët

”Partia, vula, kryetari dhe shumica është në Aleancë për Shqiptarët. Pra, ne do të shkojmë, me llogo, me vulë dhe me mburrje në këto zgjedhje me llogon Aleanca për Shqiptarët”.

Avokati   thotë se ka 70 deklarata të dhëna në noter të kuvendarëve se nuk kanë qenë të pranishëm në Kuvendin e Selës, por se në vendin e tyre janë shkruar emra të tjerë.