ASH: Mexhiti s’ka qenë asnjëherë pjesë e strukturës së partisë, u bë ministër sepse është kolegë dhe fqinjë me Taravarin
Nga Zyra për informim pranë Aleancës për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të Fatmir Mexhitit nga kjo parti, në lidhje me mbajtjen e Kuvendit të partisë, përcjell TV21. Në reagim thuhet se Mexhiti nuk ka qenë asnjëherë pjesë e strukturës së ASH-së.
“Fatmir Mexhiti s’ka qenë asnjëherë strukturë e Aleancës për Shqiptarët. Siç e thotë edhe ai vetë, u bë ministër sepse e paska pas shok, kolegë pune dhe cimer Arben Taravarin, sepse janë fqinjë në Taftalixhe. Prandaj Fatmir Mexhiti s’ka tagër për të fol për këto gjëra”, thonë nga Zyra për Informim pranë ASH-së.