Ancelotti pas golit të Modricit: “E vështirë ta lësh në bankinë, e ardhmja në duart e tij

Në pritje të lojës së Gironës, Real Madridi shkoi në +8 pikë larg Barcelonës falë fitores ndaj Sevillës me rezultat 1:0.

Carlo Ancelotti e komentoi golin e Luka Modricit pas inkuadrimit të tij në fund të lojës, ndërsa foli edhe për momentin e vështirë të lojtarit që po përfundon shpesh në bankinë dhe për të ardhmen e kroatit.

“E festuam golin sepse ishte i merituar. E shënoi një gol të bukur dhe kontribuoi me një paraqitje të bukur. Është mjaft e vështirë ta lësh në bankinë, çdo ditë i jep shembull krejt skuadrës”, deklaroi fillimisht trajneri italian.

“Është në duart e Lukas se çka dëshiron të bëjë në sezonin e ardhshëm dhe nuk na mbetet tjetër veçse ta presim vendimin e tij. Ai, Kroos e Nacho janë në të njëjtën situatë. Klubi do të ketë kohë t’i sistemojë krejt këto në muajt në vazhdim. T’i menaxhosh këto raste është mjaft e komplikuar dhe e kuptoj në mënyrë perfekte se çka mund të mendojë Modric kur nuk luan sepse e kam përjetuar si lojtar. Modric nuk duket një lojtar i 39 vjetëve”, përfundoi Ancelotti.

Modric është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës dhe sipas të gjitha gjasave gjatë verës do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.