Albin Kurti nesër në Shkup, mblidhen socialdemokratët e Europës

Nga Fondacioni “Friedrich-Ebert” njoftoj nëse nesër me fillim nga ora 18:30, në “Amamin e Daut Pashës” në Shkup do të mbahet panel diskutimi me temën “Politikat progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, që organizohet nga Zyra e FES në Shkup, përcjell TV21. Ngjarja do të fillojë me fjalimet hyrëse nga nënkryetarja e Partisë Socialiste Evropiane (PES) Radmilla Shekerinska dhe përfaqësuesja e Fondacionit Friedrich Ebert, Helen Kortlaender.

“Panelistë do të jenë, kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë Lars Klingbeil, kryetari i LSDM-së në Maqedoni, Dimitar Kovaçevski, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë, Dragana Rakiq, kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SPP) Dragan Gilas, kryetar i Partia Socialdemokrate në Mal të Zi Ivan Vujoviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Ivan Vukoviç, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate të Bosnjës dhe Hercegovinës, Lana Prliç, si dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Blendi Klosi”, thuhet mes tjerash në njoftim.