Akuzon për hakmarrje, ministri që mandatin e filloi me hakmarrje

Pas lajmeve se Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar shkarkimin e tij, Ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti së bashku me kolegun e tij, Azir Aliu kanë akuzuar për hakmarrje Ziadin Selën dhe Krenar Llogën.

Por në fakt, kujtojmë se pikërisht Mexhiti në ditët e tij të para pas emrimit në këtë post u hakmorr ndaj atyre që mendonin ndryshe në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kujtojmë se në ditët e para pas zgjedhjes ai largoi nga puna, doktoranten Donika Bakiu pa dhënë ndonjë arsye konkrete.

Bakiu në atë kohë numëronte mbi 20 tituj shkencorë të botuara. Largimi i Donika Bakiut atë kohë krijoji shumë lajme pikërisht për faktin se ajo u largua nga puna për shkak se mendonte ndryshe nga ministry në ikje i shëndetësisë.