Ademi: Aleancën e ka përçarë VMRO-ja e Mickoskit!

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se pas përçarjeve në Aleancën për Shqiptarët, qëndron partia e Hristijan Mickoskit, VMRO-DPMNE-ja.

“Pas thirrjes së Ali Ahmetit për të formuar një “front evropian”, VMRO-DPMNE-ja filloi një aksion për përçarjen e partive politike shqiptare. Ju e dini se pas kësaj thirrje, u përça “Alternativa”, pas kësaj thirrje dolën disa persona, një pakicë e vogël ekstreme nga BDI-ja. Poashtu, ndodhi edhe me Lëvizjen Besa dhe së fundmi, fatkeqësisht, një parti tjetër që përveç BDI-së kishte shtrirje në tërë territorin e shtetit, nuk ishte parti mahalle, parti-qytet, por kishte shtrirje në tërë territorin e shtetit, VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickoski e realizoi suksesshëm duke e përçarë Aleancën për Shqitparët”, tha nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një intervistë për gazetën LAJM.