A po përçahet vota shqiptare?

BDI, sipas Bujar Osmani, ka bërë ç’është e mundur që shqiptarët të kenë një kandidat konsensual për president, por se kjo ofertë e Ali Ahmetit nuk është pranuar nga Aleanca për Shqiptarët. Për këtë, sipas tij, Ahmeti ka pranuar që ky kandidat të mos jetë as person partiak.

“Mirëpo ndodhi ajo që ndodhi. U përça partia, u shkarkua kryetari i partisë dhe tash kryetari i shkarkuar ofrohet si kandidat i përbashkët. Nuk ka logjikë politike ajo. Dhe, prandaj ne dolëm me kandidaturë që mendonim se do i tejkalojë kufijtë partiako-etnik për shkak të kësaj eksperience unike që e kam”, deklaroi Bujar Osmani.